Tiranë – PS diskuton krizën ekonomike

Monday, December 29, 2025

Bëhet me dijeni paraprakisht se diskutimet gjatë mbledhjes së kësaj asambleje do të jenë larg atyre për hapjen e kutive të votimit, porse do t’i kushtojnë një vëmendje të madhe situatës ekonomike dhe treguesve të saj aktualë. Këto të fundit sipas përfaqësuesve socialistë po përkeqësohen nga dita në ditë nën qeverisjen Berisha, një faktor më shumë ky për ta larguar atë, pa harruar kryesorin, argumentin e manipulimit të zgjedhjeve. Materialet e mbledhjes së Asamblesë janë përgatitur nga deputetja Ermelinda Meksi, Ilir Beqja, Erion Braçe etj, të cilët njihen si ekspertë të ekonomisë. Ndërkaq, kjo asamble pritet të miratojë edhe përbërjen e komisionit të ekonomisë pranë saj, sikundër do të miratohet edhe një rezolutë, e cila përveç karakterit ekonomik do të ketë në qendër edhe qëndrimin politik të Partisë Socialiste ndaj kryeministrit Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -