Shqipëri – Moti sot, 15 Dhjetor 2009

Tuesday, December 30, 2025

Orët në vijim do të shtojnë shirat në pjesën më të madhe të territorit ndërsa dëborë të pakët do të ketë në zonat e thella malore. Pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike por reshjet e shiut dhe dëbora do të pakësohen në mbrëmje dhe gjatë natës në të gjithë vendin. Temperaturat e mëngjesit janë rritur me 4 gradë në të gjithë vendin por konstante do të mbeten temperaturat e mesditës. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 50 km/h dhe drejtim Jugor ndërsa deti do të mbetet me dallgëzim mbi 5 ballë. Mesdheu dhe gadishulli i Ballkanit është përfshirë nga vranësira dhe reshje intensive shiu dhe dëbore. Po ashtu me vranësira por me reshje më të pakta dëbore do të jetë edhe Europa Veriore. Ndërsa temperatura ekstremisht të ulëta por mot i kthjellët do të dominojë pjesën më të madhe të kontinentit Europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -