Tiranë – Kryeministri Berisha rizgjidhet kreu i PD, 5 vota kundër dhe 5 abstenime

Tuesday, December 30, 2025

Rezultati i rizgjedhjes përbënte një surprizë pasi ka patur edhe nga ata që e kanë kundërshtuar apo e kanë gjykuar me skepticizëm drejtimin e Partisë Demokratike sërish prej tij. Një fakt të tillë e tregojnë vetë rezultatet e votimit në Kuvendin Kombëtar, ku nga 1214 delegatë që votuan në total për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të partisë, 5 prej tyre rezultuan që të kenë hedhur brenda kutive të votimit fletë me “Jo”, ndërsa 5 të tjerë kanë abstenuar. Ka gjasa që kjo mënyrë votimi të jetë zgjedhur nga të pakënaqurit brenda selisë blu, si përshembull Aleksandër Biberaj etj, të cilët i kanë shprehur edhe në publik kundërshtitë e tyre ndaj disa prej politikave drejtuese të kreut të delisë blu, i cili në të njëjtën kohë është edhe kryetar i qeverisë aktuale. Gjithsesi, Berisha vetë është shprehur i kënaqur me këtë rezultat dhe ka falënderuar të gjithë votuesit që i kanë besuar sërish drejtimin e Partisë Demokratike, edhe pse ishte kandidati i vetëm për t’u zgjedhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -