Berat – Vijojnë sot protestat e opozitës

Tuesday, December 30, 2025

Bëhet me dijeni se stacioni i dytë i protestave të kësaj jave ditën e sotme ka për të qenë qyteti i Beratit, për të vijuar më tej me qytete të tjera të vendit, ashtu siç ndodhi edhe në fazën e parë të tyre. Në përmbyllje të etapës së re të protestave të opozitës është parashikuar që të zhvillohet një tubim i madh sërish në kryeqytet, konkretisht më datën 21 nëntor, për t’u lënë vend më pas festave të fundvitit. Ndërkaq, selia rozë bën me dije se aksioni opozitar do të rinisë sërish vitin e ardhshëm për të realizuar me çdo kusht atë që ajo e cilëson si transparencën e procesit të 28 qershorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -