Në zgjedhje morën pjesë 1267 delegatë nga 39 degë të kësaj partie në mazhorancë. Ata kanë votuar në përzgjedhje të 400 kandidaturave për 100 vende në Këshillin Kombëtar. Ndërkohë është votuar për kryetarin e PD, ku kandidat i vetëm ishte Sali Berisha, kryetar aktual dhe kryeministër. Më herët, Berisha i bëri thirrje delegatëve të PD që ta votojnë duke u shprehur i bindur se ata do të përqafonin programin e tij. Gjatë orëve në vijim, pritet të shpallet zyrtarisht nga komisioni i votimit të Kuvendit Kombëtar të PD, emri i kreut të ri. Ajo çka do të përbënte interes në këtë shpallje rezultati, është vetëm se a ka pasur ndonjë votë kundër për Berishën, apo si herën e kaluar, vetëm një fletëvotimi e pavlefshme. Kryetar i parë i PD që nga themelimi i saj më 11 dhjetor 1990 është i ndjeri Azem Hajdari. Pak muaj më vonë, drejtimin e PD e mori Sali Berisha i cili e la në duart e Tritan Shehut për pesë vjet me radhë pasi u emërua dy herë President, ku mandatin e la pasi opozita socialiste u ngjit në pushtet. Në vitin 1997 Berisha e rimori kreun e PD që e mban edhe aktualisht.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


