Kosovë – KQZ shpall rezultatet paraprake nga raundi i dytë i votimeve

Thursday, January 1, 2026

Sipas këtyre të dhënave paraprake, mësohet se nga 21 komuna ku u zhvilluan votimet për balotazhin, Partia Demokratike e Kosovës kryeson rezultatin me fitimin e 10 prej tyre, ndërsa 5 të tjera janë fituar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe 3 të fundit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryetarja e KQZ së Kosovës, Nesrin Lushta bëri me dije se rezultatet përfundimtare mund të priten gjatë 2-3 ditëve të ardhshme. Lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në balotazh, ajo tha se kanë 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërsa mbi ndarjen konkrete të komunave, KQZ ka pohuar në mënyrë paraprake se në Mitrovicë PDK kryeson me 53 % dhe pas saj AKR me 47 %, në Pejë kryeson AAK me 76.7 %, sikundër dhe në komunën e Suharekës me 52.4 %, kurse PDK kryeson në komunën e Gjilanit me 51.4 %, atë të Dragashit me 53.3 %, në Klinë me 56.3 %, në Lipjan me 50.5 % etj. Nga ana e saj, LDK kryeson në komunën e Kamenicës me 59.1 %, dhe atë të Prizrenit me 50 % etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -