Në të njëjtat kushte atmosferike të vranësirave dhe reshjeve të dobëta të shiut dhe dëborës do të na shoqërojnë dhe në pjesën e dytë të ditës, gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar 3 gradë rritje Qendër ndërsa mesdita do të sjellë 3 gradë rënie në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim permanent Lindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët. Pjesa më e madhe e kontinentit Euriopian do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Më problematike mbetet Lindja e kontinentit ku reshjet e dëborës do të jenë më të dendura. Po ashtu me reshje të pakta dëbore si dhe temperatura të ulta do të mbetet dhe Europa Qendrore. Ndërsa Europa Jugperëndimore do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. .
Previous article
RELATED ARTICLES


