Tiranë – Presidentët Topi e Gyl në konferencë për shtyp, vlerësojnë marrëdhëniet

Pasi i uroi mirëseardhjen Presidenti Turk, kreu i shtetit, Bamir Topi gjatë fjalës së tij në konferencë u shpreh për diskutimet me homologun e tij. “Gjatë bisedimeve që kemi pasur së bashku kam ritheksuar respektin e veçantë për këtë marrëdhënie mes vendeve tona kam vlerësuar mjaft dialogun politik tradicional që ekziston mes vendeve tona e kam sigurta që kjo është një miqësi e konsoliduar në shekuj. E kam siguruar Presidentin Turk që marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shtrirë kudo dhe duhet të intensifikohen në interes të dy popujve tona. Kemi diskutuar për shumë element për marrëdhëniet politike patjetër që ka të marrëdhënieve ndërinstitucionale, për rritjen e investimeve të Turqisë në Shqipëri. Kemi diskutuar për çështjet e rajonit kam ka ofruar realitetin në Kosovë e cila ka sjelle stabilitet në rajon” deklaroi presidenti Topi. Nga ana e tij edhe presidenti Turk, Abdullah Gyl, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe ka theksuar për çështjet që diskutoi me homologun shqiptar për të cilat ndanë të njëjtin mendim. Presidenti turk deklaroi se ka mbështetur Shqipërinë për në anëtarësimin në NATO ndërsa do ta mbështesë edhe për në integrimin në BE. “Reformat dhe kriteret që do krijojnë për ju do të bëhen të njohura por realizimi i tyre do të ndihmojë së tepërmi për fuqizimin e vetë Shqipërisë” tha presidenti Gyl. Më tej kreu i shtetit turk u shpreh për marrëdhënien e tregtisë së lirë mes dy vendeve të cilat u krijojnë mundësi të mëdha bizneseve të dy vendeve.

Advertisement