Shqipëri – Moti sot, 10 Dhjetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësoje kushtet atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke lënë të rrezikuar me reshte të dobëta dëbore vetëm zonat malore. Mbrëmja dhe nata largon reshjet nga i gjithë territori. Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar 4 gradë rënie në të gjithë vendin ndërsa mesdita do të sjelle një rënie te lehte ne zonat malore Veriore. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 60 km/h dhe drejtim permanent Lindor dhe për pasojë deti të ketë dallgë deri në 5 ballë. Kontinenti Europian do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Përjashtim bëjnë Europa Juglindore dhe gadishulli i Ballkanit ku do të përfshihen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu vranësira dhe reshje dëbore do të ketë Europa Veriore dhe një pjesë e Qendrës së kontinenti por në sasi më të pakta.

Advertisement