Ato i shtohen listës prej shumë shtetesh të cilat prej 9 ditësh janë duke raportuar argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, nesër është përcaktuar që opinionin e tyre ta paraqesin Vietnami dhe Venezuela dhe me këto dy shtete përfundon procesi i paraqitjes së opinioneve nga vendet e ndryshme. Ndërkaq, bëhet me dijeni se dëshmitë e shteteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës përfundojnë ditën e premte, kurse vendimi që do të dalë është vetëm këshillëdhënës, ndërsa pritet që vendimi i GJND-së të shpallet diku në pranverë të vitit të ardhshëm.