Tiranë – PS, Berisha të dorëzojë ministrat e korrupsionit

Çfarë ka ndodhur me tunelin që u kushtoi shqiptarëve mbi 1 miliardë euro dhe që sot gjendet i shembur duke groposur nën vete edhe paratë e shqiptarëve të ndershëm”. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj duke shtuar se në këtë ditë kryeministri Sali Berisha duhet të ndërmerrte një veprim shumë të thjeshtë, por tepër domethënës, të dorëzonte përpara drejtësisë ministrat e tij, Mediu apo Olldashi. Sipas saj Berisha duhet të shkonte dhe vetë para drejtësisë për të dëshmuar se si shpenzoi 5 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për një copë rrugë e cila u përdor vetëm një ditë të fushatës elektorale. “Por Berisha zgjodhi që ditën e luftës kundër korrupsionit, ta festonte duke harxhuar 4 milionë euro në 2 orë, për të organizuar një antimiting që nuk do e shpëtojë nga kërkesa e një populli të tërë për të hapur kutitë dhe për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit” përfundoi Imeraj.

Advertisement