Ato i shtohen listës prej shumë shtetesh të cilat prej 8 ditësh janë duke raportuar argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Me tyre, dje kanë raportuar edhe dy shtete, mendimi i të cilëve konsiderohet i rëndësishëm për këtë proces në Gjykatën e Hagës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, e para në mbrojtje të Kosovës dhe e dyta në mbrojtje të argumentave të Serbisë kundër pavarësisë. Ndërkaq, bëhet me dijeni se dëshmitë e shteteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës përfundojnë ditën e premte, kurse vendimi që do të dalë është vetëm këshillëdhënës.