Irak – Al Kaeda përgjegjëse për bombardimet e djeshme

Shpërthimet ndodhën pikërisht në ditën kur autoritetet e Irakut e caktuan 7 marsin si datë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, duket si shenjë paralajmëruese e terroristëve kundër tyre. Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun i quajti sulmet “të tmerrshme dhe të papranueshme”, ndërsa komandanti i trupave të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në Afganistan tha se rrjeti i Al Kaedës do të vazhdojë mesa duket të rivalizojë trupat aleate derisa udhëheqësi i tij Bin Laden të jetë në veprim. Sipas gjeneralit McCristal është pikërisht mbijetesa e tij i jep guxim Al Kaedës të kryejë veprime të tilla të dhunshme prandaj ai duhet zhdukur sa më parë. Ndërkaq, Al Kaeda akuzohet të ketë gisht edhe në sulmet e djeshme të realizuara në Pakistan ku mbetën mëse 50 veta të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur.

Advertisement