Irak, Pakistan – Sulme terroriste, qindra të vdekur

Policia irakiane njofton se së paku 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 182 të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh në kryeqytetin e tij, Bagdad. Kanë qenë të paktën pesë bombardime që kanë përfshirë Bagdadin me sulme të koordinuara që lanë të vdekur mjaft civilë. Ndërkaq, mësohet se nga dy shpërthime në një treg në lindje të Pakistanit humbën jetën 48 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Sulmi ndodhi në qytetin Lahore, i cili është prekur mjaft prej bombardimeve ditët e fundit.

Advertisement