Doni të bëni foto si Lori? Ja disa nga “hilet” që përdor blogerja

E ftuar në emisionin You&Me në Energy Radio, Lori nuk kishte si të mos fliste dhe për Instagramin, make up-in dhe perfeksionin që ajo paraqet me fotot e saj.

Në studio blogerja erdhi shumë e thjeshtë, pa make-up, me veshje sportive dhe atlete, pasi sapo ishte kthyer nga palestra. Megjithatë ajo na tregoi se ka disa kohë që nuk përdor shumë make-up, duke i dhënë dhë një këshillë të gjitha vajzave që të mos harrojnë të përdorin kremin SPF për të mbrojtur lëkurën e fytyrës.

Advertisement

“Une përdor shumë pak make-up. Jeta ime që kur nuk përdor make up, është më e shpejtë, ndihem shumë më rehat, shumë më mirë me veten. I sygjeroj të gjitha vajzave të përforin SPF, për mbrojtjen e fytyrë jo vetëm në ditë me diell, por edhe ditë me shi, si sot.”

Por, çfarë procedurash ndjek blogerja para se të publikojë fotot?

1- E marr foton në “Facetune”(aplikacion) dhe rregulloj defektet, përshembull: nëse kam një puçrrër, dua të holloj pak belin

2-Pasi rregulloj atë, bëj smooth fytyrën.

3- Për momentin e fus në Instagram dhe zgjedh filtrin e Instagramit që quhet “Aden”.

4-Për atë efketin si grimca është nje aplikacion që quhet “Faded” dhe ose i bëj screenshot nga Instagrami e dërgoj atje ose e bëj direkt.

Dhe në fund, rezultati është ai që shihni në Instagramin e Lorit.

Ja disa foto nga Insragrami i Lorit.