Në Shqipëri, të paktën në Tiranë, gjetja e një vend parkimi është makth më vete.
Por çmenduria e radhës regjistrohet në Urën e Dajlanit në Durrës.
Shoferi i një Benzi ka parkuar makinën mbi shinat e trenit, duke pirë qetësisht kafen në një lokal aty pranë.
Por mesa duket nuk e ka shijuar dot kafen deri në fund. Në momentin që makina ka qenë mbi shina, ka kaluar treni i linjës, duke e marrë para. /top-channel.tv/