“Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kjo nuk është edhe aq e lehtë në një rajon si ky që ka përjetuar luftëra e konflikte”, tha Kukan. Duke shtuar më tej se janë pikërisht politikanët e këtyre vendeve që përpjekjet duhet t’i përkthejnë në veprime të dobishme dhe hapa konkretë në procesin e integrimit. “Qytetarët duhet ta dinë që të impenjohen me guxim drejt integrimit në BE, për ta merituar atë. Eshtë jashtë çdo lloj dyshimi që perspektiva evropiane e vendeve tuaja ka qenë një shenjë progresi dhe stabiliteti politik dhe ekonomik në vend. Perspektiva evropiane në vetvete është një faktor stabiliteti në Ballkan”, theksoi Kukan. Ai përfundoi duke shtuar se kandidatët potencialë në rajon për futjen në BE duhet që të vijojnë me reformat dhe duhet që të bindin qytetarët nga të dyja anët, mbi përfitimet ndaj procesit të integrimit. “BE është një klub ekskluziv dhe ju duhet që të mbushni standardet që të hyni brenda tij dhe këtë do ta bëni vetëm juve pasi nuk do ta bëjë askush tjetër. Jeni në rrugën e dukur për në Bashkimin Evropian.