Tiranë – Poni, qeverisja vendore u shërben qytetarëve

Sipas Ponit, mbështetja e Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri do të mbetet një prioritet maksimal i qeverisë shqiptare. “Asnjë mafioz i kollarisur, asnjë anëtar aktiv i kupolës aktive të mafies së ndërtimit, siç qartazi është Shalsi nuk mund të alterojë faktin që në mbështetje edhe të artikujve 3,4 dhe sidomos nenit 9 të Kartës Qeveria e Republikës së Shqipërisë jo vetëm i ka kushtuar vëmendje të veçantë buxhetit lokal dhe rajonal por edhe ka qenë mjaft e suksesshme në përmbushjen e një premtimi shume ambicioz të saj në fillim të mandatit të parë të saj për 2 fishimin e buxhetit lokal” tha Poni. Sipas tij, krahasuar me buxhetin vendor në vitin 2005 që ishte vetëm 19 miliardë lekë, nga këto 7.4 miliardë lekë nga mbështetja e buxhetit kombëtar, buxheti lokal në vitin 2009 paraqet jo më pak se 42 miliardë lekë ku vetëm mbështetja e pakushtëzuar nga buxheti kombëtar është 22 miliardë lekë në 2009. “Situata bëhet edhe më optimiste se në parashtrimet e mia jepen shifra vetëm për fonde me vendimmarrje të plotë lokale dhe nuk janë inkluduar edhe fondet ku bashkitë komunat janë aktor të fuqishëm të administrimit e menaxhimit të tyre duke ndarë vendimmarrjen me shërbimet e shtetit në nivel qendror e rajonal si fondet për pagesën e papunësisë dhe mbështetjen sociale, fondet për investimet në arsim, në një pjesë të shërbimit parësor shëndetësor, fondet e mjaft projekteve të huaja etj” tha më tej zëvendësministri i Brendshëm, Poni. Me tej Poni shtoi se qeveria është për një qeverisje vendore që u shërben qytetarëve sesa tu zhduken të ardhurat e tyre në grupime militantësh dhe falangat e tyre të karavidheve dhe plehrave politike. “Ku e gjejnë kurajën këta bastardë të zellshëm të Bllokut të dikurshëm kur shifrat flasin vetë. Nga 7 në 22 milion, kur kjo rritje nuk është bërë asnjëherë më parë. Si mund të ngatërrojnë këta nëpunës të zellshëm të ndotjes së Tiranës, këta shkatërrues të territorit të kryeqytetit ambientin e tyre mafioz e abuziv me shëndetin që gëzon qeverisja dhe demokracia vendore shqiptare” përfundoi Poni.

Advertisement