Tiranë – Tajani, ligji antimafie mjaft i rëndësishëm

Gjatë këtij takimi kryeministri njohu Tajanin me zhvillimet politike të fundit në Shqipëri si dhe përpjekjet e qeverisë për të plotësuar kriteret me qëllim integrimin ne BE. Nga ana e tij zëvendëspresidenti i KE-së vlerësoi ligjin-antimafia dhe plan-veprimin e qeverisë në këtë drejtim. “Ligji i antimafias është mjaftë i rëndësishëm” u shpreh Tajani. Tajani diskutoi edhe për bojkotin e opozitës. “Debati politik duhet të zhvillohet në parlament” deklaroi Tajani. Ai i premtoi kryeministrit Berishia përkrahje të plotë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe në implementimin e reformave në vend.

Advertisement