Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave Deçan, Gjakovë, Gllogovc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaqanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Leposaviç, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpce, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveqan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug dhe Kllokot. Si edhe rezultatet e raundit të dytë zgjedhor që u mbajt në komunat Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Shtërpce, Suharekë, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Hani i Elezit. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Nesrin Lushta, ka pohuar se këto rezultate janë përfundimtare dhe detyruese.