Afganistan – NATO do të dërgojë 7 mijë trupa

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Anders Fogh Rasmussen, sipas të cilit 25 shtetet anëtare do të ofrojnë rreth shtatë mijë trupa të reja për misionin e drejtuar nga amerikanët në Afganistan. Duke e cilësuar dërgimin e këtyre trupave të reja si një shembull të solidaritetit në veprim, Rassmusen e konsideroi thirrjen amerikane për më shumë përkrahje për Afganistanin si të drejtë. Një seri vendesh si Italia, Polonia, Gjeorgjia dhe Britania publikisht kanë bërë të ditura qëllimet e tyre për të dërguar më shumë forca, por disa aleatë kryesorë si Franca dhe Gjermania ende nuk po japin sinjale mbështetje ndaj kësaj nisme.

Advertisement