Këto të dhëna pozitive janë përshëndetur nga presidenti amerikan Barak Obama, sipas të cilit gjithsesi, nevojitet edhe pak kohë për të pretenduar rimëkëmbjen e vërtetë ekonomike të SHBA-ve. “Ky është një lajm i mirënë stinën e shpresave. Por duhet t’i shohim gjerat më larg. Kemi ende shumë rrugë për të bërë. Na duhet të rrisim numrin e vendeve të punës dhe ta bëjmë Amerikën të funksionojë më mirë sa më shpejt që mundemi”, tha presidenti Obama gjatë një fjalimi në shtetin e Pensilvanisë mbi raportin në fjalë. Sipas të dhënave konkrete të raportit të papunësisë, 11 mijë vende pune u humbën gjatë muajit nëntor, shumë më pak seç pritej, dhe papunësia ra nga 10,2 % në tetor në 10 përqind muajin e kaluar. Nga ana tjetër, republikani kryesor në dhomën e përfaqësuesve, udhëheqësi i pakicës e përshëndeti lajmin duke paraqitur rezerva. “Çdo rënie në nivelin e papunësisë është inkurajuese. Por një rimëkëmbje me papunësi dhe një nivel në mbi 10 % nuk ishin premtimet që iu dhanë popullit amerikan”, mësohet të ketë thënë ai.