Shqipëri – Moti sot, 4 Dhjetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin shqiptar duke bere qe pjesa me e madhe territorit te mbulohet nga vranësirat. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat do të gjenerojnë shira të dobët në të gjithë territorin shqiptar, në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e mëngjesit kë pësuar një rënie të lehtë në Veri-Jug ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h dhe drejtim Jugperëndimor kjo do të bëjë që deti të ketë dallgë deri 3 ballë. Mesdheu Qendror dhe një pjesë e gadishullit të Ballkanit do të dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu me vranësira dhe shira të dobët do të mbeten Veriperëndimi dhe Verilindja e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë e kthjellët me vranësira kalimtare.

Advertisement