Redon Makashi: Nuk do të bëj kurrë dasmë

Redon Makashi ka qenë i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up” ku u ngamcua nga moderatorët për dasmën e tij.

Kanë qenë disa alternativa të hedhura nga Isli dhe Ori, si për shembull të këndoj vetë në dasmë, apo të bëj një koncert në shesh, por përgjigja e Redonit ka qenë e thjeshtë: Nuk do bëj dasmë fare!. Ai shprehet se në kohët e sotme dasmat janë bërë shumë shoqërore, jo si dikur që kanë pasur tradita.

Advertisement

Nga ana profesionale pas koncertit të suksesshëm në Pallatin e Kongreseve, ai tregoi se Prishtina do të jetë destinacioni i radhës për “Tre Musketjerët”, planifikuar më 14 prill. Ndërkohë që “ritakimi” më i afërt i tyre është më 14 mars, në Ditën e Verës, ku ata do të mbajnë një koncert te Pazari i Ri. I pyetur për projektet, kantautori tregoi se ka shumë materiale në dorë që po i përgatit. Përsa u përket këngëve të tij, ai tha se “ato nuk do t’i shesë kurrë, pasi janë si qelizat e trupit”.

/top-channel.tv/