Durrës – Arrestohet me 28 qese me kanabis sativa

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave i ndaluari quhet Mateo Moka edhe është banues i këtij qyteti. Arrestimi tij u bë pasi në bazë të informacioneve operative se 20-vjeçari merrej me shitje të lëndëve narkotike, ndaj tij u ushtrua një kontroll në “Piceri Samue”, aty ku ai punonte. Bëhet me dijeni se gjatë këtij kontrolli atij iu gjendën 28 qese farmaceutike të mbushura si dhe një sasi e papaketuar lënde e llojit kanabis sativa me një peshë totale prej 161.4 gramësh. Materialet do t’i kalohen prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme mbi veprën penale të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotike”.

Advertisement