Tiranë – Opozita vendos vazhdimin e protestave

Në këtë takim që zgjati më shumë se një orë, është vendosur që protestat e opozitës të vazhdojnë, tashmë jo deri në hapjen e kutive të 28 qershorit, por deri sa vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nard Ndoka kreu i PDK-së, pasi doli nga mbledhja është shprehur se: “Berisha u ballafaqua me protestën më të madhe. Berisha dy gjëra ka frikë, protestën dhe bojkotin parlamentar. Kërkojmë transparencë zgjedhjesh. Të vendosur të protestojmë për të drejtën tonë” Edhe Ndoka ka theksuar se protestat do të vazhdojnë, ato do të jenë protesta paqësore për të arritur qëllimet e të majtëve. “Protestat do të jenë paqësore. Protestat nuk do merren me kolltukun e Sali Berishës. Jemi të vendosur të protestojmë për të drejtën tonë si opozitë”, u shpreh Ndoka. Lideri i G 99 pasi ka dalë nga mbledhja me aleatët e majtë ka bërë të ditur se kjo betejë do të vazhdojë. Do ti bojkojtojmë seancat deri sa të na tregojë se është i aftë mendërisht të qeveris. “Do ta bojkotojmë nuk do shkojmë në asnjë debat. Publiku të ruajë qetësinë. Po shijkojmë mundësinë e një ngritjeje të komisionit për të verifikaur gjëndjen mendore të kryeministrit. Të dëshmojë që ai është i aftë të qeverisë.” Veliaj është shprehur se nesër do të mbahet një protestë përpara RTSH, ku do të kërkohet largimi i drejtorit të lajmeve. “Nesër protestë ku do kërkohet largimi i Drejtorit të lajmeve të RTSH, opozita do të bojkotojë këtë TV duke mos marrë pjesë në asnjë debat të tij”, përfundoi Veliaj. Deputeti i PBDNJ Vangjel Dule pasi ka dalë nga mbledhja me aleatët socialistë, e kryesuar nga Edi Rama, ka deklaruar se kërkesat e të majtëve janë po ato, hapja e kutive dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. “Jemi këtu të bashkur për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Hapja e kutive është domosdoshmëri, jo vetëm për forcat politike dhe për ata që votuan, por për fatin e të ardhmes së shqiptarëve. Bashkimi do ti hapë rrugën zgjimit drejt zgjedhjeve të parakohshme që do ti hapë Shqipërisë dyert e BE.” Deputeti Vangjel Dule është shprehur se forma e protestës do jetë me demokraci dhe vetëm me demokraci. Përfundon takimi i kryetarit të Partisë Socialiste me aleatët e majtë dhe të djathtë për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryetari i partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela u shpreh se: “Cdo veprim alogjik, aligjor dhe i pakontrolluar i këtij kryeministri do i përgjigjet vetëm populli me forcën e tij Sepse ndaj tij konstatohet një neveri totale”- ka deklaruar Spartak Ngjela menjëherë pas përfundimit të takimit të aleatëve. Takimi më shumë se një orësh u zhvillua sot pasdite në ambientet e Hotel Tiranës. Sipas tij kjo që po ndodh nuk është revolucion por qëndresë kundër tiranisë.

Advertisement