Shqipëri – Shënohet viktima e parë nga H1N1

Friday, January 16, 2026

I moshuari kishte mbërritur me urgjencë nga shërbimi i terapisë intensive i Spitalit të Durrësit dhe ishte hospitalizuar në Spitalin Universitar të Sëmundjeve Pulmonare “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se viktima vuante prej shumë kohësh nga tumori beninj i prostates si dhe kishte kaluar edhe Infarkt Miokardi të një forme të agravuar, megjithatë shkaku i vdekjes së tij ka qenë infeksioni me virusin H1N1. “Diagnoza e infeksionit me H1N1 u konfirmua brenda ditës pas analizeave virologjike të realizuara ne laboratorin e virologjise në ISHP” thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -