Greqi – Atentat ndaj nje biznesmeni

Një atentat me bombë ndaj një biznesmeni ka ndodhur sot në jug të kryeqytetit grek kur biznesmeni 62 vjecar ndodhej në makinë dhe po e ndizte atë. Sipas policisë makina shpërtheu pasi një bombë ishte instaluar në pjesët e saj. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, biznesmeni u plagos rëndë dhe gjendja e tij është tepër kritike. Në momentin e ngjarjes, policia bllokoi zonën dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Advertisement