Shqipëri – Moti sot, 2 Dhjetor 2009

Saturday, January 17, 2026

Pjesa e dytë e ditës do të dobësojë gradualisht vranësirat dhe shirat në bregdet dhe zonën e ulët duke lënë të rrezikuara nga vranësirat dhe shirat zonat malore të vendit. Mbrëmja dhe nata përmirëson më tej kushtet atmosferike duke bërë që shirat e dobët të zhvendosen vetëm në Verilindje – Juglindje të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 – 3 gradë rënie në të gjithë territorin si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim Juglindor kjo do të bëjë që deti të ketë dallgë deri 3 ballë. Mesdheu Lindor dhe gadishulli i Ballkanit do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten dhe Veriperëndimi dhe Verilindja e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -