Kjo pasi ai duke drejtuar mjetin e tij tip xhip me targë KO 0034A në qytetin e Korçës, është përplasur me mjetin ‘Motokaro Piaxho’ me targë KO 357A me drejtues 56-vjeçarin Yllson Shuri, banues në fshatin Bulgarec. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet për kurim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Korado Kitani pas aksidentit është larguar bashkë me mjetin e tij nga vendi i ngjarjes. Por nga ana e policisë u bë e mundur kapja e autorit dhe më pas u kryen veprimet e nevojshme proceduriale, materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.


