Tirane – Ardian Turku zevendeson Pangon

Ardian Turku është emri i ministrit të Kulturës që pason në këtë detyrë Ylli Pangon, i shkarkuar menjëherë pas videos skandaloze të publikuar nga emisioni Fiks Fare, ku Pango kërkonte nga vajzat e reja favore seksuale në këmbim të një vendi pune në Ministrinë që ai drejtonte. Ardian Turku, ish kreu i Bashkisë së Elbasanit, aktualisht ushtronte detyrën e kreut të qarkut po në Elbasan. Emërimi zyrtar për Ardian Turkun është bërë nga kryeministri Berisha. Presidenti Topi ka dekretuar shkarimin e Ylli Pangos nga posti i ministrit të kulurës. Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, vendimi mbështetet në nenet 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit Berisha.
Advertisement