Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit por në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të fuqizohen duke përfshirë të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtësi 55 km/h dhe drejtim Juglindor kjo do të bëjë që deti të ketë dallgë deri në 5 ballë. Kontinenti Evropian do të karakterizohet ditën e hënë nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të tij. Ndërsa Evropa Veriperëndimore, Evropa Qendrore si dhe Mesdheu Perëndimor do të mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Sakaq, gadishulli Skandinav do të ketë stuhi të forta ere si dhe reshje dëbore
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


