“Ligji sanksionon 29 nëntorin si datë të çlirimit por Sali Berisha është një punist që siç hyri kundravajtje në Partinë Demokratike ashtu është në kundravajtje dhe sot teksa nxjerr flamurët e lulet e tij për të ndotur shtëpitë e shqiptarëve me baltë shpifjesh në ditë feste” u shpreh Shalsi. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit, Sali Berisha të hap kutitë. “Hap kutitë se atë krim që mban fshehur aty kundër kushtetutës e ligjit nuk e mbulon dot me malin e shpifjeve që papagajtë thonë kur i nxjerr para shtypit, as kur kukullat e shtëpisë tënde përsërisin shpifjet para kamerave. Kutitë Sali Berisha, hap kutitë ose ik bashkë me to” përfundoi Shalsi.


