Iran – 10 uzina të reja për pasurimin e uraniumit

Friday, January 16, 2026

Ky është sinjalizimi më i fundit që mbërrin nga vendi i cili paraqet si objektiv të tijin prodhimin e rreth 300 ton lëndë bërthamore në vit, në një kohë që ndërkombëtarët i kishin kërkuar me çdo kusht pakësimin e tyre. Për këtë arsye, këta të fundit e kanë cilësuar njoftimin e ri të Iranit si një sfidë të hapur ndaj Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore, duke i rikujtuar se plani për 10 uzina të reja të pasurimit të uraniumit bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Megjithatë, Irani nga ana e tij thotë se po vepron brenda kornizave që lejon Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Menjëherë kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat thonë se “po kalon koha” për Iranin, që t’i shqyrtojë shqetësimet ndërkombëtare lidhur me programin e tij atomik. Ndërsa Gjermania ka shprehur “shqetësim të madh”, duke vijuar edhe me reagimin e britanikëve, të cilët e kanë akuzuar Iranin për përpjekje “provokuese” ndaj komunitetit ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -