Partia kryesore e opozitës, me anë të deputetes Ermonela Felaj bëri të ditur se gratë dhe vajzat janë dhunuar dhe dhunohen nga burracakët njësoj se Sali Berisha. “Sali Berisha të hapë kutitë dhe ti lërë përpjekjet e kota për ti ikur ballafaqimit me të vërtetën duke ngritur akuza të përbindshme që na turpërojnë të gjithëve për njeriun që kemi kryeministër. Gratë dhe vajzat janë dhunuar e vazhdojnë të dhunohen nga burracakë që mendojnë e flasin për to njësoj si Sali Berisha. Ne i themi hap kutitë” deklaroi deputetja socialiste Ermonela Felaj.


