Deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje kreut të opozitës të mos përdorë deputetët e qarkut të Kukësit për interesat e tij personale duke shtuar se ata po përdoren nga një person i sëmurë psikik. Më tej Noka ka mbështetur akuzat personale të kryeministrit Berisha ndaj Ramës. Madje ai ka përforcuar akuzat duke deklaruar se Rama ka dhunuar bashkëshorten e tij duke u shprehur se asnjë person nuk bën veprime të tilla, ndërsa nuk hezitoi ti bënte thirrje opozitës të futet në Kuvend. Nga ana e tij deputeti Aldo Bumci ka deklaruar se bojkoti i opozitës është në interes të klanit të tokave duke i bërë thirrje Ramës të çlirohet nga kapja e mafies. Bumçi i ka kërkuar kreut të opozitës të respektojë Parlamentin Evropian për t’i dhënë fund bojkotit dhe të kthehet në Kuvend.


