Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat dhe shirat në të gjithë territorin por shira më të konsiderueshëm do të bien në zonat malore Veriore. Ndërsa në zonat malore mbi 1300 metra, do të ketë reshje të pakta dëbore. Në kushtet e vranësirave dhe shirave do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës të cilat do të vijnë duke u dobësuar. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë 3 gradë rritje ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në Jug te vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 45 km/h dhe drejtim Jugperëndimor dhe për pasojë deti do të ketë dallgë deri 4 ballë. Mesdheu Qendror Evropa Verilindore do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten dhe Evropa Veriperëndimore si dhe një pjese e Evropës Qendrore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
RELATED ARTICLES


