Shqipëri – Moti sot, 27 Nëntor 2009

Wednesday, January 14, 2026

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me shtimin e vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore Veriore. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat do të mbulojnë të gjithë territorin ku do shfaqen dhe shira të dobët në Veri të vendit. Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa deti do të ketë dallgë 2 ballë. Pjesa me e madhe e kontinentit Evropian do të përfshihet nga vranësira dhe shira, më të konsiderueshëm shirat do të bien në Veriperëndim të kontinentit. Po ashtu shira me intensitete të larta do të ketë dhe Evropa Veriore si edhe një pjesë e Qendrës së kontinentit. Ndërsa Jugperëndimi dhe Lindja e kontinentit do të mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -