Tiranë – Berisha, nuk e ndjemë krizën ekonomike prej reformave të ndërmarra

Wednesday, January 14, 2026

Këtë pohim, Kryeministri Berisha e bëri dje në mbrëmje ndërsa mori pjesë në ceremoninë e organizuar për 10 vjetorin e themelimit të Bankës Emporiki në Shqipëri. Sipas tij, kjo erdhi jo për shkak të një ekonomie centraliste, përkundrazi të një ekonomie të vërtetë tregu e bazuar në parimet më të shëndosha të tregut. “Ndaj dhe kemi një arsye të jemi të gjithë së bashku krenarë për situatën e financave, bankave dhe ekonomisë shqiptare”, tha Berisha. Kryeministri u shpreh se ndonëse në kohën e një krize, nga më të mëdhatë që kanë njohur financat botërore, bankat në Shqipëri qëndruan me dinjitet për shkak të parimeve të shëndosha, solide, transparente mbi të cilat funksionuan dhe funksionojnë. Kryeministri garantoi se qeveria është e vendosur të përmirësojë dhe konsolidojë kuadrin më të mirë ligjor për veprimtarinë e bankave. Ndërkohë, shefi i qeverisë ia dedikoi rritjen prej 59 % të investimeve të huaja në Shqipëri, si dhe rritjen ekonomike prej 5,3 % në gjashtëmujorin e parë, kontributit të jashtëzakonshëm të bankave në sistemin bankar të Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -