Pikat e saj dhe detajet që përmban u diskutuan dje në një seancë të posaçme debati, i cili parashtroi të gjitha detyrimet dhe hapat që duhet të ndjekin sipas kësaj strategjie këto vende për të përfituar sa më parë statusin e anëtarit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Lidhur me Shqipërinë, rezoluta e kësaj strategjie u kërkon autoriteteve shqiptare të përmbushin kriteret e udhërrëfyesit me qëllim që qytetarët të udhëtojnë pa viza gjatë muajit korrik 2010. Brenda saj, ndër të tjera kërkohet që opozita të mos bojkotojë parlamentin dhe u bëhet thirrje socialistëve dhe mazhorancës qeverisëse të gjejnë gjuhën e përbashkët brenda sallës së Kuvendit. Ndërkaq, bëhet me dijeni se në diskutimet e djeshme në Parlamentin Evropian pati diskutime nga komisionari për Zgjerimin, Olli Rehn dhe kryeministri suedez Karl Bildt për Maqedoninë dhe Qipron.