Sipas mediave të Arabisë Saudite, shumica e viktimave janë në Jeddah në Detin e Kuq. Ndërkaq, pelegrinët e Mekës në Arabinë Saudite i ka uruar vetë presidenti amerikan Barack Obama. “’Riti i pelegrinazhit i Eid Al Adha na kujton prejardhjen e përbashkët nga Abrahami të feve më të mëdha të botës”, shkruan ai. Nga ana tjetër, Obama deklaroi se këtë vit Departamenti i Shëndetësisë ka bërë një marrëveshje me homologët e Arabisë për të parandaluar dhe kufizuar përhapjen e gripit gjatë pelegrinazhit, pasi u vlerësua se grumbullimi i rreth 4 milionë besimtarëve myslimanë në Mekë, përbën turmën më të madhe njerëzore që mund të shoqërohet me përhapjen e virusit H1N1 mes tyre.