Tiranë – Berisha, do të anullojmë vendimin për shitjen e tokës tek Tajvani, pronari të përballet me ligjin

Një fakt i tillë është bërë me dijeni nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka akuzuar sesi nga kjo shitje që sipas tij është “mafioze”, u përvetësuan 1530 metra katrorë në mënyrë të padrejtë nga pronari i tanishëm i “Tajvanit”. “Mafia nuk ka interes tjetër veç pasurimit. Por ne do ta anullojmë shitjen e tokës te Tajvani”, është shprehur kryeministri. Sipas tij, ministri Olldashi duhet të sjellë vendimin dhe pronari më pas të përballet me ligjin, pasi sipas Berishës, kryebashkiaku Edi Rama ka shkelur ligjet e vendit.

Advertisement