SHBA – Marrëveshje me Indinë

Marrëveshjet janë arritur pas takimit që presidenti Obama pati me kryeministrin indian, Munmohan Singh në Shtëpinë e Bardhë. “Besoj se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë do të kthehen në partnerizim thelbësor të shekullit të 21-të dhe do të reflektojnë dialogun strategjik mes dy kombeve”, deklaroi Obama duke e quajtur Indinë si “shteti më i madh demokratik shumëetnik”. Ndërkohë në deklaratën e tij, kryeministri Singh u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Indisë dhe nënvizoi vendosmërinë e të dyja palëve për ta zhvilluar më tej këtë bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit, programit bërthamor dhe në fushën e teknologjisë dhe shkencës.

Advertisement