“E garantoj aleancën punisto-mafioze se më darët e ligjit një nga një do t’u shkulim dhëmbët dhe pastaj dhëmballët. Nuk do t’u mbetet gjë në gojë. Qendra e Tiranës u çlirua, po vazhdon pak me tutje e kështu me radhë. Ultimatumet e aleancës punisto-mafioze i marr si nder, më bëjnë nder mua, rendit kushtetues dhe ne do të vazhdojmë projektin evropian”, tha Berisha. Ndërkohë Berisha i është kundërpërgjigjur protestave të opozitës me manifestimin e 8 dhjetorit. Sipas tij, agjenda e demokratëve është fokusuar në përgatitjet për 8 dhjetorin, që për Berishën do të jetë një festë masive pro idealeve evropiane. “Nuk mund ta lë pa theksuar se ata të cilët në vitin 90 na quajtën si antimiting apo mitingash, në refleksin e etërve të tyre, sërish kanë hapur gazetat e tyre me gërma kapitale dhe vlerësuan 8 dhjetorin si një antimiting. 8 dhjetori është festa e shqiptarëve dhe e idealeve evropiane të shqiptareve”, deklaroi Berisha.