Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore Pëllumb Pipero, kjo nismë e fundit e ministrisë ka si target grup shtresat e margjinalizuara të shoqërisë dhe është pjesë e masave të marra në lidhje me përballimin e situatës gripale stinore. Ai shton ndërkaq, se deri në këto momente nga të gjitha mostrat e analizuara rezultojnë 169 raste me virusin H1N1 dhe 40 raste me virusin stinor. Gjeografia e pacientëve të ekzaminuar me H1N1 përfshin të gjitha qytetet e vendit dhe pse numrin më të madh e mban Tirana. Ndërkaq, influenca stinore, nëse do t’i referoheshim në përqindje kap 35-40% të rasteve të ekzaminuara. Temperatuara e lartë, kolla e fortë, dhimbje fyti, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe diare janë disa prej shenjave të virusit stinor dhe atij H1N1.