Kosovë – Miratohet buxheti i vitit 2010

Duke parashikuar një rritje të ekonomisë vendase deri në nivelin 5% për vitin 2010, kryeministri Hashim Thaçi tha se ky buxhet i përshtatet këtij prioriteti të qeverisë kosovare. Ndësa ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, vuri në dukje se me anë të këtij buxheti do të fillojnë nga zbatimi dy projekte të rëndësishme, ai i ndërtimit të autostradës Vermicë-Merdar si dhe universiteti i Prizrenit. Por ky projekt-buxhet u kundërshtua nga deputetët e opozitës, sipas të cilëve nuk ka përputhje me shifrat që jepen brenda tij. Ata ngritën edhe shqetësimin se ai është ndarë në atë mënyrë që favorizon rajone të caktuara të Kosovës, por ky fakt u mohua nga kryeministri Thaçi.

Advertisement