“Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me ANEB, por për këtë nuk kemi edhe shumë kohë”, është shprehur Ahmadinexhad. Presidenti iranian, në kuadër të turit të vizitave në Amerikën Latine i dha fund vizitës një ditore në Brazil për t’u nisur drejt Bolivisë dhe më pas Venezuelës ku do të takohet me homologët Morales dhe Cavez.