Tiranë – Berisha, procesi i liberalizimit të vizave po ecën në mënyrë të shkëlqyer

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se heqja e vizave përbën një arritje shekullore. “Ne duhet të ndihemi krenarë për reformat që ndërmorëm, për të bërë të mundur këtë proces, duhet të jemi krenar sepse Shqipërinë, nga një protektorat krimi dhe droge të Aldo Bareve dhe të bashkëpunëtorëve të Aldo Bares në pushtet, etj, e bëmë një vend të besueshëm për të gjitha vendet anëtare, por në radhë të parë për të dy vendet tona fqinjë e mike, Italinë dhe Greqinë. Unë e falënderova edhe zëvendësministrin grek që vizitoi vendin tonë, për mbështetjen që Greqia ka dhënë në këtë proces shumë të rëndësishëm. Janë rreth 1 milionë shqiptarë që do të hyjnë e dalin në të dy vendet pa viza, do shkojnë, do të kthehen sërish” tha kryeministri. “Me këtë rast, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se të gjitha përpjekjet për ta bllokuar këtë proces përfunduan në lumin Lanë, i mori Lana. Procesi po ecën në mënyrë të shkëlqyer. Axhenda parlamentare e muajit dhjetor do të jetë një agjendë intensive. Janë edhe një seri ligjesh të tjera; ligji i premtuar nga ne për dhënien në pronësi të një sipërfaqeje të caktuar toke punonjësve të fermave bujqësore. Ne i qëndrojmë këtij ligji dhe do ta votojmë atë. Ka një lloj mendimi të ri nga komisioni parlamentar që të mund të shihet një përshkallëzim sipas banorëve, sipas familjes” shtoi më tej Berisha.

Advertisement