“Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi paraqiti sot dokumentacionin e një dosjeje të abuzimit skandaloz me pushtetin nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Çuditërisht pas kësaj, Rama u shfaq në trajtën e Armelës për të ndërmarrë një sulm personal ndaj Olldashit por pa dhënë asnjë shpjegim për dosjen e korrupsionit të tij” deklaroi sot ministria e Transportve. Më tej duke pretenduar për t’i bërë më të thjeshtë punën Ramës, zëdhënësja e Olldashit ka ushtruar disa pyetje. “Përse ka autorizuar shitjen e 1310 m 2 tokë shtetërore në Parkun “Rinia”? A ka qenë në dijeni të faktit se toka që po shitej ishte pronë shteti”? Për ç’interesa mafioze ka shkelur ligjin Nr 7980, të vitit 1995, nenin 3 për shitblerjen e tokës, i cili ndalon në mënyrë kategorike tjetërsimin e trojeve publike pa u mbyllur procesi i kompensimit të ish pronarëve. Përse ka shkelur Kodin Civil i cili nuk e lejonte, Ramën të shiste një pronë që nuk ishte e vetja pasi trualli, pronë shtetërore, nuk i ishte transferuar Bashkisë në vitin 2005 gjë që do të thotë së Rama nuk kishte asnjë të drejtë mbi të” deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Transporteve.