Shqipëri – 169 të prekur me H1N1

Ky i fundit ka nisur të shfaqë komplikacione të rënda dhe rasti më i fundit është 15 vjeçari nga Berati i cili u shtrua në fundjavë në reanimacionin e spitalit infektiv në QSUT. Drejtori i politikave shëndetësore në ministrinë e shëndetësisë Pëllumb Pipero tha se situata është nën kontroll megjithë rritjen e numrit të vizitave në spitale javët e fundit. “Kemi një rritje të numrit të paraqitjes së pacientëve në spital por numri i shtrimeve vazhdon të mbetet i vogël dhe Shqipëria është ende larg pragut të saj epidemik për të dyja viruset. Ndryshe nga H1N1, mund të themi se shqetësuese paraqitet situate për gripin stinor i cili po qarkullon më herët se një vit më parë. Por dhe në këtë rast kemi kapacitete të mjaftueshme në spitale për të përballuar rastet”, tha Pipero. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të këmbëngulë se nuk do të ketë vendim për mbylljen e shkollave megjithë rritjen e të prekurve nga të dyja viruset e gripit. Ajo i bën apel popullatës të evitojë kontaktet me të sëmurët me grip dhe për çdo shenje klinike të ngjashme t’i drejtohet mjekut të familjes.

Advertisement